Sekuestrohen në Portin e Durrësit euro dhe bizhuteri floriri të fshehura në minibuz, ndalohet shoferi
Një sasi e konsiderueshme eurosh dhe bizhuteri floriri janë sekuestruar në Portin e Durrësit mëngjesin e sotëm.
Si rezultat i kontrolleve në hyrje të vendit tonë për mjetet që vinin nga jashtë, janë gjetur të fshehura në një minibuz një sasi e konsiderueshme eurosh dhe bizhuteri të shumta floriri. Menjëherë është bërë nga autoritetet portuale bllokimi i minibuzit dhe është ndaluar shoferi.
Për ngjarjen është njoftuar dhe Policia e Durrësit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



