E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen vilat luksoze në bregdet dhe hotelet e klanit Gjika-Matoshi-Pacani
Lajme

Sekuestrohen vilat luksoze në bregdet dhe hotelet e klanit Gjika-Matoshi-Pacani

Një operacion i gjerë i SPAK ka çuar në sekuestrimin e një pasurie të konsiderueshme, me vlerë rreth 150 milionë euro, e dyshuar si e përfituar nga aktivitet kriminal. Hetimi përfshin individët Eldi Dizdari, Dritan Gjika dhe Armando Pacani, të cilët rezultojnë të lidhur me një rrjet kompleks aktivitetesh ekonomike dhe investimesh.

Sipas të dhënave zyrtare, në fokus të sekuestrimit janë kompani tregtare, vila luksoze si dhe llogari bankare të shpërndara në disa zona të vendit. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre pasurive rezulton e regjistruar në emër të shtetasit Isa Aliu, i lidhur me disa subjekte ekonomike që operojnë në sektorë të ndryshëm.

Kompanitë nën sekuestro

Hetimet kanë evidentuar katër shoqëri kryesore që lidhen me Isa Aliun:

  • Aliu Road House shpk – në pronësi të Isa Aliut, me aktivitet në disa qytete
  • Green Invest shpk – me aktivitet në Tiranë dhe Fier (50% e kuotave)
  • Seaview Development shpk – me seli në Hamallaj
  • A.R.H Security shpk – me aktivitet në Tiranë dhe Elbasan

Pasuri dhe projekte të përfshira në sekuestrim

Lista e aseteve të bllokuara përfshin një sërë investimesh strategjike në turizëm dhe ndërtim:

  • Një pjesë e kompleksit multifunksional turistik, rezidencial dhe komercial në zonën e Gjirit të Lalzit (Porto Lalzi / Lalzi Marina Seaside), në Hamallaj, në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet shoqërisë Sviluppo Mare 1 dhe Aliu Road House.
  • Të gjitha të drejtat reale mbi pasuritë e krijuara nga Seavieë Development dhe Aliu Road House për ndërtimin e hotelit “Zig-zag”, një strukturë me 5 yje dhe mbi 200 dhoma në Jalë, Himarë. Ky projekt përfshin bashkëfinancim në masën 40% nga shoqëria Narvalno Group shpk dhe parashikon sigurimin e lejes së ndërtimit nga AZHT.
  • Të drejtat pasurore mbi pronat e zhvilluara nga Altea Construksion në kuadër të ndërtimit të kompleksit rezidencial të vilave “Astoria Rezidencë”, në zonën e Mjull Bathores, Tiranë.
  • Subjektet tregtare të përfshira në sekuestrim:
    • Altea Contruksion shpk
    • F$Xh Invest shpk
    • Altea Invest shpk
    • S.T.N.P.M shpk (pjesa takuese e shtetasit Shpëtim Bibaj)
  • Hotel Elisa Tirana by Melia, i lidhur me markën ndërkombëtare Melia Hotels International
  • Të gjitha pasuritë e paluajtshme të zhvilluara nga Altea Invest shpk për ndërtimin e një strukture hoteliere në zonën bregdetare të Dhërmiut

Një rrjet i gjerë investimesh nën hetim

Veprimet e fundit të SPAK tregojnë për një strukturë të mirëorganizuar që dyshohet se ka përdorur sektorin e ndërtimit dhe turizmit për të kanalizuar dhe legalizuar të ardhura me origjinë kriminale. Përmasat e pasurive të sekuestruara dhe shtrirja e tyre në disa zona strategjike të vendit e bëjnë këtë një nga operacionet më të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.