Sekuestrohet gomonia me 605.7 kg, njëri nga skafistët shqiptar
Policia ka sekuestruar një gomone me 605,7 kg drogë dhe ka arrestuar dy skafistët, raporton Fax News. Mësohet se njëri nga skafistët është shqiptar.
Gomonia 6 metra me motor fuoribordo u kap e ngarkuar me drogë, dyshohet e llojit marihuanë.
Policia arrestoi dy skafistët: A.Gj 55 vjeç me origjinë shqiptare dhe A.D 38 vjeç.
Sipas Fax News mjeti lundrues ishte nisur drejt Italisw, por gjatë operacionit poicor në bashkëpunim me Guardia Di Finanzia, u kap në flagrancë.
Gomonja u kap në brigjet italiane pranë zonës së Leçes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



