Selfo Kapllani, një mafioz në krye të shtetit shqiptar

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

I implikuar me krimin, drogën dhe mafien

Selfo Kapllani, ish-kryetar i Bashkisë Kuçovë deri në vitin 2019 dhe aktualisht funksionar drejtues në Albpetrol SHA, një funksionar i partisë socialiste i lidhur me mafien dhe me grupet kriminale.

Kompania “Viola-Green SHPK”, e themeluar në vitin 2015 për pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve, ku sipas regjistrimeve zyrtare aksionerë janë Fatos Jaupi (33%), Marsel Shega (34%) dhe Sherif Kapllani (33%), me administrator Marsel Shegën dhe zyrë në Tiranë, rruga “Zhan d’ark”.

Sherif Kapllani është familjar i Selfo Kapllanit dhe kjo lidhje ngre dyshime për korrupsion pasi në vitin 2018 Bashkia Kuçovë i ka dhënë “Viola-Green SHPK” kontratën e pastrimit të qytetit, në kohën kur mafiozi Selfo Kapllani ka qënë kryetar Bashkie.

Përtej pronësisë formale, ngrihen dyshime për ndikim ose interes direkt në këtë kompani pasi dyshohet që mafiozi Selfo Kapllani të jetë pronari defakto i kësaj kompanie.

Pyetja që lind është pse SPAK nuk po heton lidhjen e Selfo Kapllanit me “Viola-Green SHPK” ku ngrihen dyshime për konflikt interesi lidhur me një kontratë pastrimi të dhënë nga Bashkia Kuçovë në vitin 2018 një kompanie ku figuron ortak një familjar i afërt i kryetarit të bashkisë në detyrë, si dhe pretendime për ndikim ose interes indirekt përtej pronësisë formale.

Aktualisht, mafiozi Selfo Kapllani është zëvendësdrejtues i Albpetrol SHA, aty ku ka vendosur edhe bashkëshorten e tij si drejtoreshë terreni. Mafiozi Kapllani, përveçse është i implikuar në korrupsion për punësimet në prodhim, dyshohet se merr deri në 5 000 euro për një vend pune./ Av Arben Llangozi

Publikuar nga Publik Media