E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sfida ndaj Gjeorgjisë, Strakosha  dhe  Asani  rrezikojnë pezullimin për ndeshjen e radhës
Lajme

Sfida ndaj Gjeorgjisë, Strakosha dhe Asani rrezikojnë pezullimin për ndeshjen e radhës

Ndeshja e sotme ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania” është e një rëndësie të veçantë për Shqipërinë, me lojtarët që duhet të japin maksimumin në fushën e lojës në çdo duel për të siguruar pikë të rëndësishme për grupin në Ligën e Kombeve.

Por për dy futbollistë, duhet të ketë një kujdes të veccantë në ndeshjen e sotme, pasi një karton i verdhë mund t’u kushtojë shumë shtrenjtë. Jasir Asani dhe Thomas Strakosha janë ndëshkuar të dy me karton të verdhë në ndeshjen e parë të luajtur kundër Ukrainës, i pari për faull dhe i dyti për vonesa loje.

Sipas rregullores së Ligës së Kombeve, në fazën në grupe të turneut pezullohesh për një ndeshje kur plotëson numrin e 2 kartonëve të verdhë, apo shumëfishin e tij (4). Kësisoj, nëse Asani dhe Strakosha ndëshkohen sot, ata të dy do të jenë mungesa në takimin e radhës të kuqezinjve, që luhet në tetor në transfertë ndaj Çekisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.