Shantazhuan me foto intime 40-vjeçaren dhe i kërkuan 2000 €, 2 të arrestuar në Gjirokastër
Zyrtarë të policisë njoftuan sot arrestimin e dy shtetasve në Gjirokastër, për kanosjen e një gruaje 40-vjeçare në lidhje me foto intime në rrjetet sociale.
Njoftimi i policisë:
‘Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Xh., 45 vjeç dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.’, njofton policia.
Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nëpërmjet celularit, një 40-vjeçare, për dhënien e shumës 2000 euro, që të fshinin disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



