Sharjet e burrit të zv.ministres,kërkon falje publike: Treni s’mund të ndalojë për asnjë person
Aurel Voda, drejtori i FSDKSH, i shkarkuar sot nga ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu, pas sharjeve te bera ne faqen e tij ne Facebook, ka reaguar me nje ndjese publike. “JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare”- shkruan ai, ne nje reagim ne faqen e tij ne FB.
Bashkeshorti i zv.ministres se Brendshme, i kerkon ndjese edhe familjes se tij, por ne fund thekson se “Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai”.

Postimi i Vodes
JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.
Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.
Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.
Iu kërkoj falje edhe atyre.
Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.

Sharjet ne FB

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



