Shefi i NATO-s thirrje për dialog/ Ndërhyrje ruse për destabilizim të Ballkanit? Rama: Nuk është sekret…
Kreu i qeverisë Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Rama u shpreh ndër të tjera se Stoltenberg është një mik i palëkundur i vendit tonë, ndërsa shtoi se ata kanë folur për bashkëpunimin dhe kontributet e vendit tonë brenda NATO-s.
“Diskutuam edhe për negociatat dhe për konfliktin politik. Vizita është afirmim i vëmendjes dhe kujdesit ndaj Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Ndërkohë Jens Stoltenberg theksoi se kriza politike duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe ka bërë thirrje të mos minohen institucionet demokratike por palët të ulen në dialog dhe të mendojnë për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë.
Ndërkohë i pyetur nëse ndikohet opozita nga Rusia, e cila kërkon një Balkan të destabilizuar, Rama u shpreh: Nuk është sekret, ose mbase sekreti më i madh publik, që qasja e Rusisë ndaj Nato-s, BE, proceseve integruese, nuk është një qasje miqësore. Unë dua të nënvizoj se asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur cka po ndodh këtu dhe cka disa forca kryesore të opozitës paralajmërojnë dhe më saktë do të përpiqen të ndodhë këtu, do të ishte një njollë e pashlyeshme për vendin tonë. Patjetër që diçka e tillë nuk shkon në favor të vendit dhe nuk përputhet me interesat dhe verat e NATO-s, dhe si padashje çon ujë në ata që nuk e dëshirojnë integrimin e vendit as në NATO as në BE.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



