E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefi i qeverisë greke Tsipras: Shqipëria  një vend në krizë
Publik News

Shefi i qeverisë greke Tsipras: Shqipëria një vend në krizë

  1. Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka paralajmëruar nënshkrimin e shpejtë të marrëveshjes më Shqipërinë, pjesë e të cilës është edhe përcaktimi i shumë debatuar i kufirit detar mes dy vendeve.

Deklarata është publikuar nga mediat greke ndërkohë që shefi i qeverisë greke ndodhet në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër.

Shefi i qeverisë greke ka bërë edhe një deklaratë të papritur duke e cilësuar Shqipërinë si një vend në krizë.

Teksa ka prekur sfidat e Ballkanit dhe kontinentit të vjetër, kryeministri grek tha se gjërat po ndryshojnë.

“Periudha që kemi kaluar ishte jashtëzakonisht e vështirë për Ballkanin,” vuri në dukje, duke kujtuar se në 2014-ën, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker njoftoi ngrirjen e zgjerimit.

“Evropa përjetoi përtej krizës ekonomike, krizën më të keqe të refugjatëve pas luftës, e cila u përqendrua në rajon… Ne kemi përjetuar një përpjekje të tmerrshme të grushtit të shtetit në Turqi, si dhe krizat në Shqipëri dhe Maqedoni”.

“Gjërat po ndryshojnë tani. Me Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshja Bullgari- FYROM (Maqedoni), me përpjekjet për të zgjidhur çështjet midis Greqisë dhe Shqipërisë, me presidencën e suksesshme bullgare të BE dhe ringjalljen e Axhendës së Selanikut për zgjerimin e BE”, shtoi kreu i qeverisë greke.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.