E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehaj: Denoncim në Kushtetuese që t’i hiqet mandati i deputetes Olta Chaçka
Lajme

Shehaj: Denoncim në Kushtetuese që t’i hiqet mandati i deputetes Olta Chaçka

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka denoncuar sot me dokumente para mediave, përfitimet që po nxjerr nga pasuritë shtetërore, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet bashkëshortit të saj biznesmen dhe kunatës së saj, e paraqitur si investitore amerikane strategjitike. Por, realisht, nuk është tjetër përveçse gruaja e vëllait të Xhaçkës në këtë aferë.

Xhaçka ka përfituar me vendimet e kryeministrit e Ramës, duke u bërë pronare e një resorti në Dhërmi. Në vitin 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, me firmën e Ramës ka shpallur investitor strategjik kompaninë AG.TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka për ndërtimin e një resorti me 5 yje në Drimadhes mbi 5 milionë euro. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit.

Por, Kushtetuta e Shqipërisë e sanksionon në nenin 3 se “deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”.

Shehaj tha para gazetarëve se denoncimin e tij do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. “Jemi duke mbledhur firmat për çuarjen e kërkesës për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Cilat janë provat?! Provat janë të gjitha këto që kam shfaqur dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një shpjegim “të sajuar” apo të bazuar mbi deklarata politike apo paragjykime, por me fakte.

Çdo gjë që patë me video është e bazuar me dokumente. Këtu kemi mundësi të dorëzojmë të gjitha faktet që kemi mbledhur dhe vendimet që ka marrë me firmën e Edi Rama, esktraktin e kompanive që janë të përfshira, dokumentin që kunata e Xhaçkës, e ashtuquajtura “investitore strategjitike” bashkëjeton me vëllanë e ministres Xhaçka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.