Shehaj kritika Bashës nga Elbasani: E papranueshme që pas dështimeve thotë “dua të rri edhe katër vjet të tjera”!
Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj, zhvilloi sot takime me demokratët në qytetin e Elbasanit, në kuadër të zgjedhjeve brenda partisë më 13 qershor.
Duke iu referuar kryedemokratit Basha, Shehaj e konsideron të papranueshme që, sipas tij, pasi ai dështoi në të gjitha format për ta rrëzuar Ramën kërkon edhe katër vite të tjera në drejtim të partisë.
“Që ditën e parë në detyrë unë do kërkoj që statuti i PD-së të detyrojë humbësin e zgjedhjeve parlamentare”, shprehet Shehaj, në një postim në rrjetet sociale.
Mesazhi i plotë i Shehajt
Është e papranueshme t’u thuash demokratëve do e rrëzoj Ramën me çadër, pastaj me marrëveshje, pastaj me protesta, pastaj me bojkot, pastaj me marrëveshje tjetër, pastaj me zgjedhje dhe, pasi ke dështuar me të gjitha, t’u thuash “më vodhën votat, po unë dua të rri edhe katër vjet të tjera, që të provoj prapë të njëjtat gjëra”.
Demokratët kanë sakrifikuar shumë këto 8 vjet dhe atyre nuk mund t’u kërkohet të vazhdojnë të shpresojnë më kot. Demokratët meritojnë një lider që i del për zot rrëzimit të Ramës dhe që, nëse dështon, largohet dhe i hap rrugën të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ai. Që ditën e parë në detyrë unë do kërkoj që statuti i PD-së të detyrojë humbësin e zgjedhjeve parlamentare
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



