E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur plagosen dhe përfundojnë në spital
Flash

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur plagosen dhe përfundojnë në spital

Një konflikt mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, në ambientet e dhomës së ajrimit.

Burime për mediat, nga Spitali Rajonal i Fierit dhe institucioni i vuajtjes së dënimit, bëjnë me dije se gjatë përplasjes dy të burgosur kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur me mjete të improvizuara, ndërsa mes tyre raportohet se janë përdorur edhe brisqe rroje.

Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë bërë të mundur rikthimin e të burgosurve në qelitë e tyre.

Të plagosurit, Jurgen Zoto dhe Denis Bajroviç, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e konfliktit dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes të burgosurve pritet të sqarohen në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.