E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentoi arratisjen spektakolare nga burgu i Fierit, si u kap Bledar Selmanaj! Akuzohet për vrasjen e Xhulian Bullarit
Flash

Tentoi arratisjen spektakolare nga burgu i Fierit, si u kap Bledar Selmanaj! Akuzohet për vrasjen e Xhulian Bullarit

Një tentativë e re arratisjeje është parandaluar në burgun e Fierit, ku i dënuari Bledar Selmanaj, i njohur për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari, u kap nga gardiani gjatë një daljeje për ajrim.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme, kur Selmanaj u përpoq të largohej nga rrethimi i institucionit, por tentativa u neutralizua menjëherë. Nuk është hera e parë që ai tenton të arratiset; më 22 dhjetor 2021 kishte provuar të largohej nga spitali i burgut në QSUT, duke prerë katër hekura dritareje, por edhe atëherë u ndalua nga grupi i sigurisë.

Bledar Selmanaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, me të kaluar kriminale si hajdut serial në argjendari dhe banesa në Tiranë. Në dhjetor 2021, ai u arrestua në zonën e ish-Bllokut për ekzekutimin e shokut të tij, Xhulian Bullarit, në Vlorë. Arma e krimit dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes u gjetën të groposura në oborrin e banesës së tij.

Sipas një deklarate të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, Selmanaj tentoi të arratiset përmes një vrime të hapur në mur dhe u ngjit në tarracë përmes një tubi metalik. Ai u lokalizua dhe ndalua nga forcat e sigurisë, duke kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, Selmanaj ndodhet në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për ngjarjen.

Drejtoria e Burgjeve njofton se Selmanaj ka tentuar edhe dy herë më parë të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri dhe garanton nivel të lartë sigurie në të gjitha institucionet e burgjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.