Sherr për pronat në Vorë, dy vëllezërit bëjnë motrën për spital
Një konflikt familjar i lidhur me pronësinë e një banese ka përfunduar me përplasje fizike në Vorë, ku një grua është dërguar në spital pas një konflikti me dy vëllezërit e saj.
Ngjarja është denoncuae nga një tjetër vëlla i familjes, i cili pretendon se përplasja ka nisur për shkak të një konflikti të hershëm për pronat.
Sipas denoncimit, gruaja, e cila jeton në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri, është përfshirë në një konflikt me dy vëllezërit e saj lidhur me të drejtën e pronësisë mbi banesën. Përplasja ka degjeneruar në dhunë fizike, duke bërë që gruaja të pësojë dëmtime dhe të dërgohet për ndihmë mjekësore në spital.
Sipas vëllait denoncues, përplasjet brenda familjes për çështjen e pronave vijojnë prej rreth tre vitesh dhe janë shoqëruar edhe me procese civile.
Ai pretendon gjithashtu se motra e tij ka pasur më herët konflikte dhe kërcënime me vëllezërit dhe se ndaj tyre është vendosur edhe një urdhër mbrojtjeje.
Në denoncimin e tij, ai identifikon dy personat e përfshirë në konflikt si vëllezërit e tij, Alfonc Gjoka dhe Indrit Maloku. Sipas tij, ai vetë ka ndërhyrë për të mbrojtur motrat e tij gjatë përplasjes.
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet. Redaksia mbetet në pritje të reagimit të personave të përfshirë dhe institucioneve përkatëse lidhur me ngjarjen dhe masat ligjore që mund të jenë marrë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



