E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte vjedhur në Gjermani, sekuestrohet BMW luksoze në Vorë
Lajme

Ishte vjedhur në Gjermani, sekuestrohet BMW luksoze në Vorë

Policia e Shtetit ka zbuluar dhe goditur një tjetër rast të trafikimit të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë vendit, duke sekuestruar një BMW M-8 me vlerë rreth 140 mijë euro, i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Automjeti u ndalua në zonën e Vorës, ndërsa në drejtimin e tij ndodhej shtetasi E. D., 39 vjeç, i cili dyshohet se e kishte blerë mjetin e trafikuar. Ai është proceduar penalisht nga strukturat policore.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”, policia ka identifikuar edhe autorin e dyshuar të trafikimit. Bëhet fjalë për shtetasin kosovar F. H., 42 vjeç, i cili dyshohet se ka futur automjetin në Shqipëri me qëllim shitjen. Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme po intensifikojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e rasteve të tjera të ngjashme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme ligjore, nën akuzën e “Trafikimit të mjeteve motorike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.