E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr për pronat, presidenti i Tiranës Refik Halili konfliktohet  me mjekun Preza
Lajme

Sherr për pronat, presidenti i Tiranës Refik Halili konfliktohet me mjekun Preza

Presidenti i ekipit të futbollit të Tiranës, Refik Halili është përfshirë në një konflikt pronësie me mjekun Krenar Preza. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku Halili ka goditur me grushte mjekun.

Konflikti mes Halilit dhe mjekut ka ndodhur për motive pronësie, pasi mjeku i kishte dhënë truallin për ndërtimin e një pallati në bazë të një marrëveshje, e cila nuk ishte zbatuar nga Presidenti i Tiranës.

Referuar procesverbalit të përmbaruesit Baftjar Nela, bazuar dhe tek vendimi i gjykatës, Halili duhet t’i dorëzonte Prezës 3 apartamente, 1 dyqan, 3 garazhe, kamatat e vonesës dhe një shumë të konsiderueshme në euro.

Sot në mëngjes, përmbaruesi së bashku me mjekun Krenar Preza kishin shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, por janë konfliktuar me Halilin, i cili si procesverbalit të Nelës e ka goditur me grusht pas debateve.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në Rrugën e Dibrës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndërsa për ngjarjen ka bërë denoncim në policinë e Tiranës edhe mjeku Krenar Preza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.