E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri me grushte mes aktorëve të njohur: Kapo Kapllani  e goditi me përforcues metalik Gentian Hazizin
Publik News

Sherri me grushte mes aktorëve të njohur: Kapo Kapllani e goditi me përforcues metalik Gentian Hazizin

Policia ka zbardhur detaje nga sherri me grushte mes dy aktorëve të njohur, Ledio Lako dhe Gent Hazizi.

Aktori Ledio Lako, 40 vjeç, dje në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, aktorin Gentian Hazizi dhe Elton Myftiun.

Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa ndaj aktorëve ka nisur procedimi penal.

“Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasn Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.

Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën me dije policia.

***
Pas lajmit që u bë publik lajmi se Ledio Lako dhe kolegu i tij Gent Hazizi kishin bërë sherr. Sipas njoftimit të policisë Ledio ka goditur me dorezë hekuri Hazizin.

Pas këtyre lajmeve Ledio ia ka shtuar fshatçe me Rezart Veleshnjan duke ngrënë në katin e gjashtë të pallatit.

Në videon e publikuar nga Veleshnja, dy aktorët përgënjeshtrojnë lajmet se ka pasur një sherr.

Madje shprehen se do hapin një portal për të fituar lekë me lajme të rreme.

Rezart Veleshnja: Ia kemi shtruar fshatçe në katin e gjashtë me Ledion. Ore po këto llafe mo ka bërë sherrr, latë nam. Po ç’sherr mo, asnjë sherr s’është bërë. Pupu do hap portal Ledio, për kokë tënde dhe timen do hap portal

Ledio Lako: Do i fus dy grushta aty…

Rezart Veleshnja: Do i fus dy grushta aty e marrim ca lekë, u zu filoni. ( Kane sqaruar me lezet lajmin  e sherrit)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.