Sherri mes fqinjëve, vdes në spital 60-vjeçari
Nje person ka humbur jetën në Vlore, i qelluar nga fqinji i tij.
Ngjarja e rende ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:04, prane nje karburanti në lagjen “11 Janari” te qytetit bregdetar.
Sipas te dhenave te para te policise, fqinjet jane zene mes tyre pas nje konflikti per ceshtje pronesie.
Pas sherrit me fqinjin, ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi Bujar Mehmeti, 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës
Mësohet se policia ka identifikuar si autor të ngjarjes Jurgen Lecajn, i cili është shpallur menjëherë në kërkim.
Ndërkohë burime për ABC News, bëjnë me dije se familja e viktimës Bujar Mehmetaj dhe autorit kanë krushqi me njëra-tjetrën.
Ndërsa shkak për krimin janë bërë kamerat e sigurisë së vendosura në shtëpinë e njërit prej tyre, pasi filmonte edhe në shtëpinë e fqinjit, gje e cila është kundërshtuar nga ky i fundit.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



