E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri midis Bumçit dhe Klosit: Kukulla në duart e një të marri
Politikë

Sherri midis Bumçit dhe Klosit: Kukulla në duart e një të marri

Nuk kanë munguar përplasjet midis Aldo Bumçit dhe Blendi Klosit në studion e emisionit “Opinion”, ku u diskutua kriza politike në vend.

Deputeti demokrat Bumçi tha se aksioni opozitar do të vazhdojë, ndërsa ministri i Mjedisit ia ktheu se ata nuk kanë program.

Aldo Bumçi: Protesta, rruga dhe protesta janë shpëtimi i shqiptarëve. Nuk janë institucionet tulla dhe llaç. Sot më thuaj një institucion të pa kapur nga Edi Rama. Protestat tona do vijojnë të jenë masive në çdo qytet të Shqipërisë dhe në Tiranë. Format dhe mënyrat do i mësoni. Ato njerëz dolën se ka urrejtje dhe mllef, por ka dhe shpresë

Blendi Klosi: Mos u bë depresiv, bëre mirë që dhe dorëheqjen sot.

Aldo Bumçi: Je kot, mos fol kot! Jeni kukulla, në duart e një të marri, s’keni personalitet!

Blendi Klosi: Ju nuk keni program…

Më para, ministri i Mjedisit u shpreh se partitë opozitare do të zëvendësohen nga parti të tjera.

“Ka qenë e papritur sepse nuk ka logjikë. Edhe në kemi bërë protesta dhe Sali Berisha të njëjtin veprim që bëri që kishte ishte që dilte në dritare dhe nuk pyeti për vuajtjet tona. Shqetësimi ynë është si do kthehen. Nëse nuk ka kthim do dalin si të tjerë. Kur iku Pele nga futbolli erdhën të tjerë.”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.