Sherri në Pogradec, ja kush është autori që qëlloi me thikë Dorjan Rusin
Dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot pasdite në fshatin Zagorçan të Pogradecit.
Autori Fatos Çoçka ka goditur me thikë fqinjin e tij Dirjan (Dorjan) Rusi, duke i shkaktuar plagë serioze.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit, teksa ende nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore.
Konflikti mes dy personave thuhet se ka ndodhur për motive të dobëta, por pritet që në vijim të dalin detaje të reja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



