‘Shet gruan’, degjeneron situata mes bashkëshortit të Sarës dhe Dasarës
Situata mes gazetares Dasara Karaiskaj dhe bashkëshortit të Sara Karajt, pjesëmarrëse në “Ferma VIP”, është përshkallëzuar ndjeshëm në rrjetet sociale, duke u kthyer në një debat të hapur publik.
Gjithçka nisi pas komenteve të Karaiskajt lidhur me sjelljen e Sarës brenda reality show-t, ndërsa polemika mori një tjetër drejtim kur partneri i saj, Darti, reagoi në një intervistë televizive, duke e cilësuar gazetaren si “pseudo-gazetare”.
Pas kësaj deklarate, Karaiskaj reagoi në rrjetet sociale, ku përmes toneve ironike theksoi eksperiencën e saj në gazetari dhe kulturë, duke nënvizuar se përfshirja në showbiz për të mbetet më shumë një zgjedhje personale sesa një drejtim profesional.
Tensionet u shtuan më tej kur ajo publikoi disa mesazhe private, që sipas saj i përkasin bashkëshortit të Sara Karajt dhe një personi tjetër. Në një prej mesazheve të publikuara ai përdor gjuhë ofenduese ndaj vajzës tjetër, duke shkruar: “Bythen tënde e fytyrën tënde si byth…”, frazë që ka shkaktuar reagime të forta në rrjet.
Publikimi i mesazheve ka ndezur një debat të gjerë në rrjet, ku diskutimi është fokusuar jo vetëm te përplasja mes palëve, por edhe te kufijtë mes jetës private dhe ekspozimit në publik.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



