Shfaqja e Mehdi Malkajt, batuta dhe ironi në skenë (Video-Live)
Pak minuta pas protestës jashtë ambjenteve të Teatrit Kombëtar, ndryshe nga herët e tjera, këtë mbrëmje artistët kanë vendosur të mbajnë një shfaqe kundër shembjes së kësaj godine.
Shfaqa protestë, e cila po zhvillohet në këto momente në skenën e Teatrit Kombëtar, është një monodramë e aktorit të mirënjohur Mehdi Malkaj.
Monodrama e titulluar ‘Marr Guximin’ shënon rihapjen e Teatrit Kombëtar pas rimarrëjes së sallës së shfaqeve nga qytetarët e aktivistët e Aleancës për TK.
Shfaqja e aktorit të madh e ka ngazëllyer së tepërmi publikun, të cilët përballë batutave, notave të humorit dhe sarkazmës kanë shpërthyer në ovacione dhe duartrokitje, duke bërë që salla e mbushur plotë me spektator të shpërthejnë në brohorima “Teatri! Teatri! Teatri!”
Në videon e mëposhtëme mund të ndiqni shfaqen e mrekullueshme të aktorit Mehdi Malkaj të shoqëruar nga batutat dhe ironia:
Në një postim të bërë në Facebook, ish-deputeti demokrat Agron Shehaj shprehet se sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur qe sot ishte më i vetmuar dhe më i mjeruar se kurrë
“Sot Teatri Kombëtar ishte skena madheshtore e artit, e qytetarisë, e dashurisë, e fisnikerisë, në një shfaqe të Mehdi Malkajt.
Sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur qe sot ishte më i vetmuar dhe më i mjeruar se kurrë. As milionat që u ka vjedhur shqiptarëve, as paratë e gjithë botës nuk ja shërojnë dot mendjen e tij të sëmurë dhe shpirtin e shitur të keqes për para.
Ndajini këto foto të censuruara nga media dhe ejani tek Teatri Kombëtar çdo ditë.
Beteja vazhdon!”, ka shkruar ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco









