Studiuesi Taulant Muka thotë se masat parandaluese janë të domosdoshme për të mbajtur të ulët numrin e personave të prekur nga koronavirusi.
Sipas tij, nëse nuk merren masa drastike apo nuk respektohet karantina, shifrat e të prekurve mund të arrijnë disa mijëra – “mbi 55 mije shtrime dhe me mbi 13 mijë pacientë që paraqesin komplikacione”.
Reagimi i plotë i Taulant Mukës:
- A ka nevoje per panik dhe per friken qe po indukton qeveria? Le ti hedhim nje sy numrave. Kjo figure tregon numrin e pacienteve qe mund te presim te kerkojne kujdes spitalor brenda nje muaj nga sot sipas shkalles se masave parandaluese. Nese ne nuk marrim asnje mase parandaluese, bazuar ne 42 raste zyrtare qe kemi sot me Coronavirus, dhe ne njohurite aktuale te transmetimit te semundjes dhe perqindjes se personave qe pesojne komplikacion, pritet qe brenda nje muaji te kete mbi 55 mije shtrime dhe me mbi 13 mije paciente qe paraqesin komplikacione- nje numer jashtzakonisht madh dhe i paperballueshem per sistemin shendetesor. Nese marrim masa parandaluese qe e zvogelojne transmetimin e infeksionit, per shembull me 50%, pra jo ne karantine totale te vendit, do kemi vetem 865 raste te cilet do kerkojne kujdes spitalor, dhe nder ta vetem 216 persona do paraqesin komplikacione.
Pyetja qe lind; nuk kemi ne si shtet kapacitete spitalore per 865 raste te reja klinike ne muaj me Coronavirus e muaj, ose 28 raste dita?!
Kush ka interes mund ti dergoj te gjitha te dhenat mbi te cilat ndertova projeksionet!




