Shifrat për 24 orë nga Maqedonia e Veriut: 5 viktima dhe qindra raste të reja me Covid-19
Situata është përkeqësuar shumë në Ballkan përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Kosova është vendi më i prekur, me 31 viktima në 2 ditët e fundit.
Ndërkaq janë bërë publike edhe shifrat e fundit nga Maqedonia e Veriut. Në këto 24 orë kanë humbur jetën 5 persona, duke e çuar në 485 numrin total të jetëve të humbura.
Janë kryer 1377 teste nga të cilat 139 kanë rezultuar pozitive. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 534 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Shumica e të shëruarve janë nga Shkupi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



