E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shifrat rekord dhe varianti Omicron, sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve. A do të ndryshojnë masat anti-Covid?
Lajme

Shifrat rekord dhe varianti Omicron, sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve. A do të ndryshojnë masat anti-Covid?

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të zhvillojë sot një mbledhje mbi situaten e pandemise ne vendin tone. Kujtojmë që shifrat prej disa ditësh janë në nivele rekord, të cilat kanë shkuar mbi 1700 te infektuar ne 24 ore.

Për herë të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh në 23 dhjetor, kur edhe u konfirmua rasti i parë me variantin Omicron.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të mos ndryshonte masat e vendosura, përveçse natës së ndërrimit të viteve.

Masat në fuqi janë:

  • Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, përveç natës së ndërrimit të viteve.
  • Punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose çertifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit, duke filluara nga data 4 janar 2022,
  • Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

–           Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

–           Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

–           Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

–           Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

  • Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
  • Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.