E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shishtavec/ Shembet ura, 20 familje të bllokuara
Denoncime

Shishtavec/ Shembet ura, 20 familje të bllokuara

Denoncimi

Pa akses për ushqime dhe shkollë


Situatë alarmante në zonën e Shishtavecit, ku shembja e një ure ka izoluar plotësisht 20 familje të fshatit Shtrez, lagjja Gjuta. Banorët raportojnë se prej ditësh ndodhen të bllokuar, pa mundësi për të dalë nga zona dhe pa asnjë rrugë alternative kalimi.

Shembja e urës ka ndërprerë furnizimin me ushqime dhe produkte bazë, ndërsa fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë, duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e komunitetit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia Kukës dhe institucionet përgjegjëse për të rikthyer kalueshmërinë e zonës dhe për të garantuar furnizimin minimal për familjet e izoluara. Ata paralajmërojnë se nëse nuk ndërhyhet urgjentisht, situata mund të përkeqësohet me pasoja serioze për të moshuarit dhe fëmijët.

Banorët theksojnë se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim apo ndërhyrje në terren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.