E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shiste kokainë dhe heroinë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari
Lajme

Shiste kokainë dhe heroinë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Flash”, duke goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 37-vjeçarit Spartak Alushi, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i gjetën të dyshuarit sasi të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë, të ndara në doza dhe gati për shitje, çka tregon se aktiviteti i tij ishte i organizuar për shpërndarje në terren.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim “Shqiponjat”. Arrestimi u krye në zonën e njohur si Rruga e Dibrës, një nga akset më të frekuentuara të kryeqytetit.

Sipas hetimeve paraprake, 37-vjeçari siguronte lëndët narkotike, i ndante në doza të vogla dhe më pas i shpërndante në zona të ndryshme të qytetit, kryesisht përgjatë kësaj rruge.

Policia bëri me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Flash”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 37-vjeçari që shiste lëndë narkotike Kokainë dhe Heroinë. Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Heroinë dhe Kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat iu gjetën 37-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Flash”.
Gjatë operacionit, u kap në flagrancë në Rrugën e Dibrës dhe u arrestua shtetasi:

-S. A., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit S. A., sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Heroinë, të ndara në doza, gati për shitje. Ky shtetas dyshohet se siguronte lëndë narkotike dhe i ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme, kryesisht në Rrugën e Dibrës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.