E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkaku i zjarrit në Athinë?
Bota

Shkaku i zjarrit në Athinë?

Prej ditës së djeshme zona e Atikës në Greqi është përfshirë nga zjarre të përmasave të mëdha qe kanë shkaktuar dhjetra viktima.

Po çfarë e shkaktoi zjarrin? Kjo është pyetja që po mundon autoritetet greke dhe duktet se dyshimet flasin për një zjarr të qëllimshëm.

Zyrtarët e cituar nga agjencia e lajmeve AFP kanë thënë se flakët e tanishme mund të kenë filluar nga zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkisin shtëpitë e braktisura.

Ndërkohë ka dyshime të tjera që sugjerojnë se zjarrëvënia është frymëzuar nga persona që synojnë shfrytëzimin e pronave publike.

Ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Europës njofton se derimë tani nuk raportohet të ketë asnjë shtetas shqiptar në rradhët e viktimave apo të lënduarve nga zjarri.

‘’Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi, dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë ndajautoriteteve greke. Theksojmë se Ambasada është vënë menjëherë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bëjmë thirrje që për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës në nr. +30 6941658183”, thuhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.