E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkimi i presidentit një lojë politike e Ramës për të tërhequr vëmendjen nga vjedhja e votave
Publik News

Shkarkimi i presidentit një lojë politike e Ramës për të tërhequr vëmendjen nga vjedhja e votave

Maxhoranca dhe opozita parlamentare do kenë në rend të ditës kërkesën e Ligjeve, në të vetmen mbledhje që i lejon legjislacioni të ngrejë një komision hetimor.

Miratimi nga Komisioni i Ligjeve me 14 vota pro dhe 1 kundër, i hapi rrugë dërgimit të kërkesës në për miratim në Parlament. Deputetët e maxhorancës dhe opozitës parlamentare pritet ta votojnë ngritjen e këtij komisioni.

Presidenti Ilir Meta

Nisma e ndërmarrë nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është ndoshta  vetëm “lojë politike”.

“Kushtetuta ka një pikë ku thotë që Presidenti shkarkohet për një krim të rëndë dhe Partia Socialiste nuk ka ofruar asnjë provë për një krim të rëndë. Nisma e parë për shkarkim ka pasur një akt konkret: zhdekretimin e zgjedhjeve. Kësaj radhe është vetëm një nismë politike. Edhe sikur Parlamenti ta votojë 100% për shkarkimin e Presidentit, ai do të vazhdojë detyrën, Gjykata Kushtetuese do ta marrë çështjen në shqyrtim dhe do të dojë 6-8 muaj për të marrë një vendim. Duhen 5 vota në Gjykatën Kushtetuese dhe aty nuk janë 5 vota. Edhe sikur t’i sjellë mazhoranca anëtarët e rinj, vendimi do të merret vitin tjetër, kur ka mbaruar mandati i Presidentit. Është vetëm një lojë politike, për të mbushur boshllëkun dhe për të krijuar një agjendë paralele me debatin që ka krijuar opozita për blerjen e votës”, shpjegojnë  juristët.

“Ligji thotë që Presidentit duhet t’i jepet kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur, por Komisioni i Ligjeve i tha që nesër në 10:00 të ishte i pranishëm. Me këtë procedurë, automatikisht Presidenti ka fituar çështjen në Gjykatën Kushtetuese sepse nuk i është dhënë mundësia për t’u mbrojtur”.

Në media ka dalë dje edhe përbërja që mund të ketë komisioni hetimor, ku si kryetar i tij pritet të jetë deputeti, Alket Hyseni, ndërsa pjesë e tij mësohet se do të jenë edhe deputetë të opozitës parlamentare si: Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Kuvendit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.