Shkarkohet Blendi Çuçi, Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm
Shkarkohet ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi! Rama emëron Taulant Ballën në këtë post
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Twitter ka bërë të ditur se të hënë do t’i dorëzojë zyrtarisht Presidentit të republikës shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm Bledar Çuçi. Ndërsa thekson se do të propozojë ministër të ri të Punëve të Brendshme Taulant Balla.

REAGIMI:
Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



