E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet nga detyra që mbante drejtori i Autoritetit Portual  të Durrësit
Lajme

Shkarkohet nga detyra që mbante drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit

Drejtori  Afrim Bakaj eshte shkarkuar nga detyra me kerkese te ministres se re te Infrastruktures dhe Energjitikes, Belinda Balluku.

Afrim Bakaj mbante postin e drejtorit qe nga shkurti i vitit te shkuar, nderkohe qe me heret ka qene kreu i AKU-se.

I pyetur nga “Panorama”, drejtori i Portit te Durrësit, Afrim Brakaj e konfirmoi kërkesën e ardhur nga Ministrja Belinda Balluku për ta shkarkuar nga ky funksion.

“Është e vërtetë që ka ardhur urdhri i shkarkimit nga posti i Drejtorit të Portit të Durrësit, Ky vendim më është komunikuar sot dhe pritet të miratohet nga Këshilli Drejtues”, tha Bakaj për “Panorama”.

Ndërkohë që burime konfirmuan se Afrim Bakaj nuk do largohet përfundimisht nga ky institucion, por do të kalojë në postin e nëndrejtorit.

Mesohet se Genti Tare do te jete personi qe do te jete drejtori i ri i Portit te Durresit.

Kujtojme se kerkesa per shkarkimin e tij pason ate te kreut te ARRSH-se, Afrim Qëndro.

Nderkohe qe nje dite me pare levizje te rendesishme pati edhe ne drejtimin e OST-se, ku dha dorehqjen drejtori Klodian Gradeci dhe u zevendesua me Skerdi Drenoven.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.