E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkatërrohet grupi kriminal i drogës në Itali, 12 të arrestuar, mes tyre 6 shqiptarë
Lajme

Shkatërrohet grupi kriminal i drogës në Itali, 12 të arrestuar, mes tyre 6 shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar 12 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, që akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal droge.

Arrestimet janë kryer në zonën e Teramos, ku janë arrestuar 6 italianë dhe 2 shqiptarë, dhe 3 të tjerë në zonën pranë Ascolit (të gjithë shqiptarë) dhe një tjetër në Ravena. Mediat italiane raportojnë se grupit kriminal iu sekuestrua 200 kg kokainë dhe heroinë. Mësohet se hetimi nisi në nëntor të viti të kaluar kur u arrestua një shqiptar me 16 kg heroinë.

Tashmë të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ndodhen pas hekurave në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.