E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkatërrohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës/Në pranga edhe një ish-futbollist
Lajme

Shkatërrohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës/Në pranga edhe një ish-futbollist

Një organizatë italo-shqiptare që merrej më trafikun e drogës, konkretisht kokainës është shkatërruar në Itali. Në pranga janë vënë disa persona, mes të cilëve edhe një ish-futbollist.

Operacioni policor është bërë ne zonën e Trevisos, Itali.

Mediat italiane shkruajnë se organizata drejtohej nga shqiptari Selim Osmani, 50-vjeçari që njihej si një punëtor i thjeshtë. Ai kishte marrë me qira një ambient në një zonë të njohur si ‘Colle Umberto’ dhe e kishte kthyer në një magazinë droge.

Në pranga bashkë me të ka rënë edhe një njohje e vjetër e zonës, një ish-futbollist dhe ish-trajner, i cili duke pasur njohje në botën e sportit shiste drogën.

Giuliano Camporese, 47 vjeç nga Vittorio Veneto, ish-trajner në Castelfranco, shiste drogë për lojtarët e serisë B dhe C. Edhe ai ka rënë në pranga bashkë me shqiptarin Osmani, shkruan SYRI.net.

Hetimet në lidhje me këtë organizatë droge mësohet se kishin nisur që prej 1 viti e gjysëm, duke vënë në qendër të hetimit organizatën italo-shqiptare, ku koka ishte Selim Osmani dhe njohjet i kishte ish-futbollisti Camporese. Bashkë me ta janë arrestuar edhe disa persona të tjerë.

Policia italiane e Trevisos thotë se është duke hedhur edhe për disa lidhje të kësaj organizata me prostutucuonin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.