E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ I vunë  tritol në banesën e efektivit gjatë natës, autorët lanë prova në vendngjarje
Publik News

Shkodër/ I vunë tritol në banesën e efektivit gjatë natës, autorët lanë prova në vendngjarje

Policia konfirmon se gjatë natës i është vendosur vihet tritol banesës së efektivit të Patrullës së Përgjithshme Valter Serra në Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të efektivit dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Blutë bëjnë me dije zyrtarisht se grupi i posaçëm hetimor, nga veprimet e para të kryera në terren, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.