SHKODËR/ Po ruheshe nga koronavirusi por i moshuari gjen vdekjen në rrugë
Po ruhej nga koronavirusi por i moshuari në Shkodër gjeti vdekjen nga një aksident rrugor.
Mësohet se ai ishte nisur të merrte pensionin, me maskën vënë në fytyrë, mirëpo u rrëzua nga motori dhe humbi jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Isa Boletini’, aty ku ndodhet një nga Postat Shqiptare dhe ku i moshuari, emri i të cilit nuk është bërë ende me dije, po shkonte të merrte pensionin.
Ai ka qëndruar për më shumë se 30 minuta në tokë pasi ambulaca u vonua të shkonte në vendngjarje. Po aq ka qendruar edhe maska me njolla gjaku që mbante vënë viktima.
Pritet të zbardhet arsyeja që personi ka humbur jetën ndërsa kalimtarët janë të friksuar se mos personi në fjalë ishte i prekur nga koronavirusi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



