E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër, qëlloi 30-vjeçaren dhe u  arratis
Lajme

Shkodër, qëlloi 30-vjeçaren dhe u arratis

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, 30-vjeçarja përfundon në spital – autori në arrati

SHKODËR – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Muriqan–Shkodër, ku një vajzë 30-vjeçare është plagosur me armë zjarri pas një konflikti me një 34-vjeçar.

E plagosura, e identifikuar si Erisa Isufi, është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, Edison Probatistaj, është shpallur në kërkim, ndërsa policia po kryen kontrolle intensive për kapjen e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, dyshohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi.

Ngjarja ka tronditur zonën, ku banorët shprehen të shqetësuar për përshkallëzimin e konflikteve që përfundojnë me armë në duar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.