E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/Gruaja var veten në kasolle, familjarët nuk tregojnë
Lajme

Shkodër/Gruaja var veten në kasolle, familjarët nuk tregojnë

Doktoresha e spitalit të Shkodrës është nën hetim në gjendje të lirë pasi akuzohet se nuk ka plotësuar saktë raportin e vdekjes së një gruaje, e cila u transportua në spital e pajetë nga dy të afërm. Policia nisi procedimin penal edhe për këta të fundit XH.A dhe U.XH., kunetër me njeri-tjetrin, pasi rezultoi se fshehën motivet e ndarjes nga jeta të vjehrrës së tyre.

Zyrtarisht, policia njofton se dje u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për 58-vjeçaren S.S., mjeke në spitalin e qytetit dhe XH.A dhe U.XH. Këta të fundit kanë dërguar në urgjencën e spitalit Shkodër të pajetë vjehrrën e tyre, B.M. 56 vjeçe, banuese në fshatin Berdic dhe kanë fshehur arsyen e vdekjes.

Burime thanë se ata kanë deklaruar para uniformave blu se vdekja e 56-vjeçares ka ardhur pasi B.M. është rrëzuar nga shkallët në banesë, por sipas hetimeve të policisë, rezultoi se ajo ka vrarë veten në një kasolles pranë banesës.

Ndaj të dyve rëndon akuza për veprën penale kallëzim i rremë.

Ndërkohë, doktoresha e urgjencës së spitalit Rajonal Shkodër, akuzohet për shpërdorim detyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.