E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Elis Bahushi që i dogjën  makinën  në Elbasan, i akuzuar si transportues në laboratorin e kokainës në Has
Publik News

Kush është Elis Bahushi që i dogjën makinën në Elbasan, i akuzuar si transportues në laboratorin e kokainës në Has

Digjet gjatë natës makina e biznesmenit Elis Bahushi, njëri nga 27 të arrestuarit i akuzuar si i përfshirë në ngritjen e laboratorit të përpunimit të heroinës së Brenog të Hasit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 nëntori në Elbasan, aty ku makina e tij tip “Porsche” është shkrumbuar totalisht. Ende nuk ka detaje të tjera mbi shkaqet apo nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.

35-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai akuzohet ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike dhe përbërësve të saj nga Turqia drejt vendit tonë. Për këtë është dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

Sipas disa hyrje daljeve nga sistemi TIMS, tregohet se Bahushi ka udhëtuar më shpesh në Turqi, Maqedoni dhe Kosovë.

35 vjeçari dhe familja e tij prej më shumë se 25 vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në qytetin e Elbasanit, kryesisht në fushën e veshjeve dhe metrazhit.

Në gusht ai ka qenë edhe në “shënjestër” të OFL, e cila i dërgoi një formular për deklarimin e pasurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.