Shkrumbohet kati i dytë i një banese në Tiranë, dëmtohet një prej familjarëve
Kati i dytë i një banese në kryeqytet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besa”, në zonën e “Siri Kodrës” në Tiranë.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e zjarrit, por si pasojë e tij, në përpjekje e sipër për të shuar flakët, është dëmtuar një prej pjesëtarëve të familjes.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe kanë izoluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Po punohet për shuarjen tërësore të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



