Një fëmijë 11 vjeçar është dërguar me urgjencë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, fëmija është përplasur nga një makinë në orën 21.00 të mbrëmjes së sotme në rrugën “Muharrem Bajraktari” në Laprakë, ndërsa shoferi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili tashmë veç plagosjes së të miturit ka thyer dhe urdhrin për të mos lëvizur me makinë për shkak të masave për covid-19.
Gjendja shëndetësore e 11 vjeçarit nuk dihet ende.



