E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shokuese në Greqi/Shqiptari masakron me grushte dhe çekiç gruan, trupin e lë një javë në papafingo!
Lajme

Shokuese në Greqi/Shqiptari masakron me grushte dhe çekiç gruan, trupin e lë një javë në papafingo!

Gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi pa e ditur se trupi i nënës ndodhej i fshehur aty…

Shqiptarët kanë tronditur sërish Greqinë. Pas ngjarjes së të dielës ku një 46-vjeçar shqiptar vrau me thikë gruan dhe plagosi djalin e saj, sot ka ndodhur një tjetër krim i rëndë.

Sipas mediave greke, një 39-vjeçar shqiptar ka telefonuar pasditen e sotme policinë dhe ka denoncuar se të enjten e kaluar ka vrarë gruan e tij.

Sipas informacioneve, burri ka thënë se gruan e ka vrarë me çekiç dhe se e ka në papafingo të shtëpisë së tyre në Ampelokipi të Athinës.

Telefonata është bërë pak pas orës 18.00 me orën lokale, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zyrtarë të policisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Sipas medive greke, policët sapo janë futur në banesë, kanë ndierë një aromë të keqe. Teksa në papafingo kanë gjetur çanta të zeza, ku dyshohet se është futur trupi i gruas.

39-vjeçari ka thënë se e ka vrarë duke e qëlluar me grushte dhe me çekiç, teksa fëmijët ishin në shkollë. Ai ka deklaruar se e ka bërë nga xhelozia. Gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi pa e ditur se trupi i nënës ndodhej i fshehur aty.

Siç shihet nga pamjet, policia ka rrethuar banesën, teksa shumë qytetarë janë mbledhur aty jashtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.