E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqata “Çamëria” reagon pas vrasjes së Rexhep Ismailit në Sarandë
Lajme

Shoqata “Çamëria” reagon pas vrasjes së Rexhep Ismailit në Sarandë

Shoqata “Çamëria”, dega Vlorë, ka reaguar publikisht pas vrasjes së Rexhep Ismailit në Sarandë, një figurë e njohur që mbante edhe detyrën e kryetarit të kësaj shoqate në qytetin bregdetar.

Në deklaratën e saj, shoqata e cilëson Ismailin si një ndër zërat më të fortë dhe të palëkundur në mbrojtje të çështjes çame ndër vite, duke theksuar angazhimin e tij të hershëm që prej fillimeve të pluralizmit në vend.

Përmes reagimit, Shoqata “Çamëria” shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen tragjike nga jeta të tij, ndërsa e konsideron këtë ngjarje një humbje të madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin dhe kauzën që ai përfaqësonte.

Njëkohësisht, organizata dënon ashpër aktin kriminal dhe u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin sa më parë rrethanat e plota të ngjarjes dhe të vënë autorët përpara drejtësisë.

Në mesazhin e saj ngushëllues, shoqata i shpreh solidaritet familjes dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit, duke nënvizuar se kontributi i tij do të mbetet i paharruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.