E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Rexhep Ismailit, publikohet fotoja e Viktor Ruçit
Lajme

Vrasja e Rexhep Ismailit, publikohet fotoja e Viktor Ruçit

Është publikuar fotojae 50-vjeçarit Viktor Ruçi, i njohur ndryshe si “Tori Ruçi”, një nga emrat që po del në qendër të hetimeve për konfliktin e dhunshëm të ndodhur një natë më parë në zonën e Gjashtës në Sarandë, ku humbi jetën 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë nisur nga një përplasje e drejtpërdrejtë mes Kostandin Voglit dhe Viktor Ruçit. Burime nga grupi hetimor për mediat bëjnë me dije se Vogli, pasi e ka konstatuar Ruçin në ambientet e lokalit në pronësi të viktimës, ka thirrur persona të tjerë në mbështetje, çka ka sjellë përshkallëzimin e situatës.

Fillimisht konflikti është zhvilluar fizikisht, me përdorimin e sendeve të forta, por në vijim ka kaluar në përdorim armësh zjarri. Gjatë shkëmbimit të të shtënave, Kostandin Vogli ka mbetur i plagosur në këmbë. Në të njëjtën kohë, dyshohet se një prej të rinjve që shoqëronin Voglin ka qëlluar me armë në drejtim të Rexhep Ismailit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas incidentit, Vogli është vetëdorëzuar në polici dhe është transportuar në spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë. Mësohet se ai pritet të dërgohet në Vlorë për trajtim më të specializuar, si dhe për masa shtesë sigurie.

Ndërkohë, strukturat e policisë vijojnë hetimet intensive për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe lokalizuar të gjithë personat e përfshirë në këtë konflikt me pasoja fatale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.