Shoqërohen 30 persona nga policia në portin e Durrësit
Policia në Portin e Durrësit ka shoqëruar në komisariat 30 punonjës të portit
Të shoqëruarit në komisariat janë punonjës të sigurisë së portit dhe punonjës të terminalit. Shoqërimet lidhen me një kontejner bananesh, i cili rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka.
Hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.
Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike, teksa nuk ka ende një njoftim zyrtar ne lidhje me ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



