Shoqërohen në polici dhe dy nga të rinjtë që goditën me thikë 16-vjeçarin në Korçë!
Përveç një shtetasi të shoqëruar në komisariat fill pas ngjarjes, sipas policisë janë kapur dhe shoqëruar dhe dy persona të tjerë.
Raportohet se tre të rinjtë e përfshirë, sipas policisë i kanë dalë përpara 16-vjeçarit sapo ky i fundit ka lënë mësimin dhe aty kanë nisur sherrin mes tyre, duke e goditur adoleshentin me mjet prerës (thikë) dhe me përforcues grushti.
Është zbardhur dëshmia e 16-vjeçarit i cili u godit me thikë nga tre të rinj ditën e sotme në Korçë, sapo ai kishte dalë nga gjimnazi.

Adoleshenti ka rrëfyer se tre autorët janë afruar drejt tij më makinë dhe e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë fyese. Më pas siç ka treguar ai, një prej tyre, shtetasi me iniciale R.I., ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur.
“Ishte R.I që nxori thikën dhe unë u mundova të mbrohesha, por arriti të më dëmtonte në fytyrë”,tregon ai, ndërsa shton se tre autorët janë larguar nga vendngjarja me makinë.
“Sa dola nga shkolla dhe do ikja në shtëpi. Më vijnë me makinë tre persona, të cilët po hidhnin fjalë fyese e më pas dy prej tyre dolën dhe më sulmuan. Ishte R.I që nxori thikën dhe unë u mundova të mbrohesha, por arriti të më dëmtonte në fytyrë. Në atë moment, ata hipën në makinë dhe u larguan menjëherë kurse unë shkova te marketi afër shkollës dhe kërkova ndihmë”, tha ai.
Burime bëjnë me dije se një nga shtetasit e përfshirë në konflikt dyshohet të jete një emër i njohur për policinë, shtetasi me inicialet R.I, i përfshirë edhe më parë në të tilla ngjarje, që e kanë çuar edhe pas hekurave.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 10, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi R. Ç., 21 vjeç dhe 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjet prerës (thikë) dhe me përforcues grushti, një shtetas 16 vjeç.
16-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar me automjet.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



