E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpallen në kërkim  vëllezërit nga Tepelena  si autorë të plagosjes së biznesmenit Spiro Iljadhi
Publik News

Shpallen në kërkim vëllezërit nga Tepelena si autorë të plagosjes së biznesmenit Spiro Iljadhi

Policia e Sarandës bën me dije se është zbardhur ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar, ku mbeti i plagosur rëndë biznesmeni Spiro Iljadhi, si dhe u plagos aksidentalisht turisti shqiptaro-amerikan Mario Jani

Janë identifikuar dhe  shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar, të cilët janë: Andrea Caushi 35 vjeç, si dhe vëllai i tij Visi Caushi 33 vjeç, ndërsa në kërkim u shpall edhe 33-vjeçari Redjan Hadëri, të tre banues në Tepelenë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit Spiro Iljadhi.

20 plumba janë zbrazur në drejtim të pronarit të lokalit në Sarandë, Spiro Iljadhi 35 vjeç, rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm. Plumbat kanë kapur rastësisht edhe pushuesin shqiptaro-amerikan Mario Jani, 33-vjeç.

Biznesmeni është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa turisti është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mengjesin e sotëm, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e sotëm, kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, shtetasit:

A. C., 35 vjeç V. C., 33 vjeç (vëllezër) dhe R. H., 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.

Këta shtetas, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, Sarandë, në afërsi të një lokali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit S. I.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e tyre, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.