E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërblimi për pensionistët/ Meta: Kujtohet në prag të zgjedhjeve për të blerë vota. Në dhjetor ia dha paratë klientëve të vet
Flash

Shpërblimi për pensionistët/ Meta: Kujtohet në prag të zgjedhjeve për të blerë vota. Në dhjetor ia dha paratë klientëve të vet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për shpërblimin e dhënë për pensionistët në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Meta u shpreh gjatë një takimi me të rinjtë në kryeqytet, se Rama kujtohet për pensionistët tani që erdhën zgjedhjet ndërkohë që në Dhjetor nuk ia ktheu atyre paratë e grumbulluara nga rritja e çmimeve.

“Tani u kujtua për pensionistët ky meqë erdhën zgjedhjet dhe do të japë pesë mijë lekë të reja. Është një mënyrë absurde për të blerë vota në mënyrë të neveritshme. Në Dhjetor në vend që t’i kthente paratë studentëve dhe pensionistëve ua dha klientëve të vet me vepra publike dhe investime ëpr qëllime luksi. Jo për të përballuar rritjen e çmimeve.

 Me Belind Këlliçin kryetar bashkie do të kemi transparencë tjetër. Kush është kryetari i këshillit të bashkisë së Tiranës? E di njeri nga ju?”, tha Meta.

Ai tha se duhen krijuar kushtet që të rinjtë të qëndrojnë në vendin tonë dhe të zhvillohen në profesionet e tyre.

“Është një zëvendës ministre. Një vartëse e Edi Ramës. Një mbledhje këshilli nuk është bërë në katër vjet për të diskutuar. Të gjitha investimet për këtë vit në rënie në bashkinë e Tiranës. Vetëm një zë ishte në rritje. Pagesa për inceneratorët.

Mundësitë janë krejt të tjera që të rinjtë të rrinë të zhvillohen në profesionet e tyre, të kenë paga shumë më të mira dhe të kenë një situatë shumë më të qëndrueshme. Duhet që e gjithë politika të jetë në funksion të të rinjve”, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.