E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen 2 persona
Lajme

Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen 2 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona këtë të diel, pasi u kapën në posedim të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë, e dyshuar për shpërndarje në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga ranë Gezim Muhameti, 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zhuljan Prençi, 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimet u kryen në kuadër të fazës së tretë të operacionit policor të koduar “Zonat”, një aksion i ndërmarrë për goditjen e rasteve të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Sipas Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar hetimore, shërbimet policore lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin po lëviznin dy të dyshuarit në rrugën “Prokop Mina” në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik, efektivët gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 71 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se kjo sasi ishte planifikuar të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në zonën e Tiranës së Re.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Gjatë fazave të para dhe të dytë të operacionit “Zonat”, autoritetet kanë sekuestruar mbi 1 kilogram lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanë arrestuar dy persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Aksionet e Policisë së Tiranës kundër narkotikëve vijojnë të intensifikohen, me fokus parandalimin e shpërndarjes së drogës dhe goditjen e rrjeteve kriminale në kryeqytet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.