E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen avokati i Berishës: Ca zhigolo janë mbledhur në kafene!
Lajme

Shpërthen avokati i Berishës: Ca zhigolo janë mbledhur në kafene!

Sulmon ashpër Salianjin dhe Alimehmetin

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka reaguar me tone të ashpra kundër takimit të organizuar pak ditë më parë nga ish-deputeti Ervin Salianji, ku u mblodhën disa prej kandidatëve më të votuar në primaret e PD-së.

Në një status me gjuhë të fortë ironike, Gjokutaj nuk kurseu akuzat, duke i quajtur pjesëmarrësit “zhigolo”, ndërsa e krahasoi mbledhjen e tyre me një dukuri të çuditshme politike.

“Siç po dëgjojmë, këtë PD-në ‘plakë’ po e gjuajnë e zilepsin shumë dhe madje të gjithë jaranët kandidatë janë të rinj! Çfarë të ketë ndodhur vallë? Mos po lind ndonjë trend i ri politiko-erotik që ca zhigolo janë mbledhur në kafeteri dhe flasin për ‘plakën’ partnere?”, shkruan ai.

Gjokutaj vuri në dukje se të njëjtët persona që shpallin PD-në si “të mbaruar”, përpiqen njëkohësisht të ndërtojnë projekte politike mbi të.

“Sado moshatare të jetë PD-ja, prindërit i ka gjallë, dhe mirë do ishte të drejtoheshin në familje që kjo krushqi të ngjiste,” vijon ai.

Avokati shton se “hoxha që i ka yshtur” të rinjtë për këtë takim i ka thënë se “kafetë i kanë pirë mirë, por do të ishte më mirë t’i pinin turke, që të shikonin edhe filxhanin”. Sipas tij, “kjo krushqi vështirë të bëhet”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.