‘Shpërthen’ Noka: Ardi Veliu, i zhytur në krim, vrasje dhe afera kriminale
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ka kritikuar ashpër emërimin e Ardi Veliut në krye të KAYO-s, duke e cilësuar një vendim që kompromenton dinjitetin e shtetit shqiptar.
Noka u shpreh se Veliu është “një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptare”, dhe nënvizoi se një vend anëtar i NATO-s duhet të jetë shembull i integritetit dhe besueshmërisë, ndërsa emërimi i Veliut, sipas tij, dëmton imazhin ndërkombëtar të vendit.
“Ardi Veliu, një njeri që partnerët nuk e qasin askund sepse është i zhytur në krim, në prishje të provave, në vrasje e afera kriminale. Po i shkoni NATO-s me KAYO? Duhet të ishte shembull i dinjitetit të shtetit, por vendosni në krye të KAYO-s Ardi Veliun, një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptare. Ky njeri është i zhytur në krim dhe në aferat kriminale,” tha Noka.
Deputeti demokrat shtoi edhe një rast specifik që, sipas tij, tregon lidhjen e Veliut me aferat kriminale: “Kur ishte drejt në Vlorë, drejtor i policisë bashkiake, thuhet se iu vodhën 600 mijë euro në shtëpi dhe një nëpunësi i nivelit të tretë i vodhën po aq. Ju e ngrini dhe vetëm e ngrini. Pra, ky njeri e di çdo të thotë ‘ti varësh ujkut mëlçitë në qafë’. T’i japësh KAYO-n Ardit Veliut është shëmbëlltyra e narkosit në pushtet. Ju mund të përfaqësoni Troplinët, por NATO-n kurrë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



